Elezaj përuron qendrën e karrierës në IAAP “Fehmi Agani”

07 shtator 2023 | 09:36

“Bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, përfaqësues të organizatës Solidar Swiss, ITED, drejtorin e shkollës, mësimdhënës e nxënës, sot kemi bërë përurimin e qendrës së karrierës në IAAP ‘Fehmi Agani’ në Klinë”, ka njoftuar dje kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Realizimi i këtij projekti është rezultat i bashkëpunimit të komunës së Klinës, respektivisht DKA-së dhe MAShTI-t me organizatën Solidar Swiss dhe ITED.

Këto organizata i kanë mbështetur mbi 10 biznese të Klinës me një vlerë mbi 50 000 euro në mjete, ndërsa bizneset përfituese do të krijojnë mundësi për nxënësit e shkollës që ta kryejnë praktikën e që do t’u ndihmojë atyre të kenë një orientim më të duhur në karrierë dhe të përgatiten për tregun e punës, me qëllim që ta zvogëlojnë mospërputhjen e aftësive me tregun e punës.

Komuna e Klinës ka investuar në vlerë rreth 8 000 euro për rinovimin e sallës dhe pajisjen me inventar për qendrën e karrierës, ku janë mundësuar kushte të përshtatshme për punë dhe bashkëpunim më të mirë me biznese.

“Mbesim të përkushtuar të investojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla dhe, po ashtu, t’i fuqizojmë shërbimet e orientimit dhe këshillimit në karrierë”, ka thënë Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, ka bërë të…