Presidenti i La Liga: Do të doja që Messi ta mbyllte karrierën te Barcelona

07 shtator 2023 | 11:33

Të gjithë futbolldashësit në botë prisnin rikthimin e Lionel Messi te Barcelona,  por shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi të largohej nga futbolli evropian, për t’u transferuar te skuadra amerikane e Inter Miami.

Për kalimin e “pleshtit” në MLS, disa fjalë i ka thënë dhe presidenti i kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, Javier Tebas, i cili për mediet u shpreh se dëshironte që Messi të qëndronte dhe përfundonte karrierën e tij në Spanjë.

“Messi e përfundoi karrierën e tij jashtë La Liga-s sepse Leo dhe Barcelona nuk ranë dakord. Do të doja që ai të qëndronte dhe të përfundonte karrierën e tij në Spanjë. Do të ishte më mirë për të, për mua dhe për Barcelonan”, ka thënë Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thorgan Hazard është zyrtarizuar nga Anderlecht si lojtari më i…