Bastet favorizojnë Çekinë në përballje me Shqipërinë

07 shtator 2023 | 12:10

Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen sonte me Çekinë në udhëtim me fillim nga ora 20:45.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk konsiderohet favorite për të triumfuar, sipas kuotave të publikuara nga kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com”.

Fitorja e Çekisë llogaritet me kuotën 1.50, barazimi 3.80 ndërkohë për triumfin e Shqipërisë kuota llogaritet 7.00.

Aktualisht Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore.

Dy vendet e para të secilit grup, kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian ‘’Euro 2024’’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VITI Adresa: Magj. Viti-Kllokot Euro Diesel: 1.39€ Benzinë: 1.43€ Nuk…