Arrestohen tre persona të cilët rrahën rojet e Liqenit të Vërmicës

07 shtator 2023 | 12:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për rastin e sulmit të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve në Liqenin e Vërmicës.

Sipas njoftimit, të dyshuarit A.S., S.P., dhe I.S., dyshohet se më 2 shtator i kanë sulmuar të dëmtuarit duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Me këto veprime, të lartcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, është thënë në njoftim.

Më tutje është bërë me dije se ndaj të dyshuarve, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është i lumtur që…