Tare: Pioli dhe Inzaghi janë empatikë, por të ndryshëm taktikisht

07 shtator 2023 | 14:25

Igli Tare pas largimit nga skuadra e Lazios si drejtor sportiv, ka gjetur kohën për të dhënë opinionin e tij për situatën. Në një intervistë për prestigjiozen italian, “La Gazzetta dello Sport”, Tare ka folur për kampionatin italian në tërësi dhe më pas është ndalur te dy ekipet, që duket të jenë pretendentet kryesore për fitimin e titullit këtë vit, Inter e Milan, ku ka folur në veçanti për trajnerët e këtyre dy skuadrave.

Në komentin e tij, për teknikun “zikaltëri”, Simone Inzaghi dhe atë të “kuqezinjve”, Stefano Pioli, ish-“bomberi” i Kombëtares shqiptare u shpreh se trajnerët arrijnë ta kuptojnë njëri-tjetrin mjaft mirë, por janë të ndryshëm në taktikë.

“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë. Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin. Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”, ka deklaruar Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar…