Gundogan: Barcelona një ëndërr, kam ngjashmëri me Xavin

07 shtator 2023 | 14:51

Në një intervistë të gjatë dhënë për “BILD”, mesfushori i Barcelonës, Ilkay Gundogan foli për lamtumirën e tij me Manchester Cityn këtë verë, pas përfundimit të kontratës së tij me kampionët e Evropës.

“City priti një kohë të gjatë para se të intensifikonte rinovimin. Në fund rezultoi se ishte koha perfekte për t’u larguar nga Angli. Të luaja për Barcelonën, megjithatë, është një ëndërr që kam pasur si fëmijë”, ka thënë Gundogan.

“Bisedime me Xavin?  Ne folëm disa herë në telefon, pata një ndjenjë të mirë. Jemi shumë të ngjashëm në personalitet. Kemi disa karakteristika të ngjashme në mënyrën se si luajmë, ndoshta kjo është arsyeja pse ai më pëlqen mua. Xavi ishte një lojtar shumë inteligjent, ai e kupton vlera e lojës”, ka deklaruar Gundogan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Maqi BI shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…