Hadërgjonaj: Duhet t’i kthejmë rezultatet pozitive

07 shtator 2023 | 17:00

Optimist për ndeshjen ndaj zviceranëve është shprehur edhe mbrojtësi anësor, Florent Hadërgjonaj. Ky i fundit ka shprehur bindjen se është koha që Kosova t’i kthehet rezultateve pozitive.

“Kemi ushtruar shumë fort dhe synimi është t’i kthejmë rezultatet pozitive për të kthyer përkrahjen edhe më të madhe të tyre. Kohët e fundit ka qenë një kohë e vështirë ku na kanë munguar rezultatet, por tash e kemi rastin kundër një kundërshtari të fortë në shtëpi të kthejmë pozitivitetin”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Duhet të jemi të bashkuar, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se ekipi do të jetë gati për këtë përballje. Zvicra ka mungesë të pikëve dhe vjen për tri pikë dhe jo për të luajtur ndeshje vëllazërore. Na duhet mbështetje e madhe për të na motivuar, pasi luajmë këtu në ‘Fadil Vokrri’, por mbështetje do të kishim edhe po të luanim në Zvicër. Ndeshja këtu do të jetë diçka më speciale edhe për zviceranët do të jetë e veçantë, ashtu si edhe për ne. Kur luajmë në shtëpi e japim maksimumin. Tifozët mbrapa na japin zemër dhe besoj se edhe në fushë duhet të luajmë me zemër, në mënyrë që edhe tifozëve t’u japim energji për të na përkrahur më shumë”, ka theksuar Hadërgjonaj.

Në Grupin I, Kosova është në vendin e pestë me vetëm tri pikë, kurse Zvicra renditet në vendin e parë me 10 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frederick Abrahams do të dalë para trupit gjykues përsëri të…