Pse femrat “dehen” më lehtë se meshkujt

07 shtator 2023 | 18:33

Alkooli është një nga substancat psikoaktive më të vjetra të përdorura në historinë njerëzore. Ajo zë një vend të rëndësishëm në kultura dhe shoqëri të ndryshme në mbarë botën.

Përdorej për qëllime rituale, gjatë festimeve dhe për një sërë nevojash të tjera shoqërore, duke luajtur role të ndryshme të rëndësishme gjatë zhvillimit të qytetërimit njerëzor.

Me zhvillimin e shkencës, sidomos me kërkimet në fushën e shkencës mjekësore, sot kemi të dhëna të shumta lidhur me efektet që ky komponent ka në organizmin tonë. Në artikujt e mëposhtëm do të trajtojmë më shumë aspekte të rëndësishme në lidhje me alkoolin dhe ndikimin e tij në shëndetin tonë. Në vijim do të përpiqemi t’i përgjigjemi një dileme të shpeshtë: A dhe pse alkooli i prek femrat më lehtë dhe më shpejt se meshkujt? 

Faktorët që ndikojnë se sa lehtë dehemi

Konsumimi i alkoolit ( në të njëjtat sasi ) prek individë të ndryshëm në mënyra të ndryshme bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë dallimet biologjike midis gjinive. Edhe pse në vijim do t’i theksojmë këto dallime, është e rëndësishme të përmendim edhe faktorë të tjerë që ndikojnë se sa shpejt dhe lehtë “bie” dikush nën ndikimin e alkoolit, si pesha trupore, metabolizmi dhe toleranca. 

Cilat janë arsyet kryesore pse femrat kanë një tolerancë më të ulët ndaj alkoolit sesa meshkujt?

Përbërja e trupit

Një nga faktorët kryesorë biologjikë që ndikon në intoksikimin e alkoolit është përbërja e trupit. Gratë, mesatarisht, kanë një përqindje më të lartë të yndyrës në trup dhe një përqindje më të ulët të ujit se sa burrat. Meqenëse alkooli është më i vështirë për t’u kaluar në indet dhjamore, gratë kanë një vëllim më të ulët të shpërndarjes së alkoolit në të gjithë trupin. Kjo do të thotë se kur gratë konsumojnë të njëjtën sasi alkooli si burrat, përqendrimi i alkoolit në gjakun e tyre është më i përqendruar. Kjo sigurisht çon në një efekt më të shpejtë dhe më të dukshëm në ndërgjegjësimin. 

Dallimi në enzima

Metabolizmi i alkoolit zhvillohet kryesisht në mëlçi nën veprimin e enzimave të specializuara të quajtura dehidrogjenazat e alkoolit (ADH) dhe dehidrogjenazat aldehide (ALDH). Gratë në përgjithësi kanë nivele më të ulëta të ADH se meshkujt, gjë që ngadalëson ndarjen fillestare të alkoolit në trup. Kjo vonesë lejon që alkooli të qëndrojë në qarkullimin e gjakut për një periudhë më të gjatë, duke ndihmuar në intoksikim të zgjatur. Përveç kësaj, meshkujt kanë një plus enzimash në stomak, ndërsa tek femrat ato mungojnë.

Ndryshimet hormonale

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si alkooli ndikon tek individët. Luhatjet hormonale, domethënë ndryshimet në nivelet e hormoneve që ndodhin tek gratë, kryesisht gjatë ciklit menstrual, mund të ndikojnë ndjeshëm në reagimin ndaj alkoolit. Për shembull, femrat janë më të ndjeshme ndaj alkoolit gjatë fazës premenstruale, kur ndryshimet hormonale ndikojnë në metabolizmin e alkoolit dhe rrjedhimisht në tolerancën ndaj alkoolit.

Diferenca në përmasa, pra peshë trupore

Mesatarisht, meshkujt janë më të mëdhenj dhe më të rëndë se femrat. Kështu, e njëjta sasi alkooli e konsumuar nga individë më të vegjël do të rezultojë në një përqendrim më të lartë të alkoolit në gjak. Për këto arsye, shpesh edhe pse kanë pirë të njëjtën sasi alkooli, femrat dehen më lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenetika luan një rol të madh në trashëgimin e disa…