Fillon rregullimi i rrugës në Mazhiq, Tërrstenë dhe Rashan

07 shtator 2023 | 19:25

Komuna e Mitrovicës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ka nisur riasfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Mazhiq, Tërrstenë dhe Rashan.

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri, drejtorin e DSHPI-së, Granit Tmava, dhe asamblistë, kanë inspektuar nga afër fillimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Ky projekt do të përfshijë riasfaltimin e më shumë se 6 kilometrave rrugë dhe do të kushtojë rreth 200.000 euro.

Kryetari Hamza tha se i janë përgjigjur nevojës së qytetarëve për një infrastrukturë rrugore më të mirë.

Ai tutje ka shtuar, se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari gjerman për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë qëndrimit në Bosnjë…