Totaj ndan mjete të punës për 275 fermerë përfitues

08 shtator 2023 | 13:16

Si rezultat i subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë ndarjen e mjeteve të punës për 275 fermerë përfitues, për modernizimin e mekanizimit bujqësor të vjetruar dhe shkaktuar, rritjen e cilësisë së shërbimeve në punimin e tokës si dhe për zvogëlimin e shpenzimeve dhe rritjen e shpejtësisë së kryerjes së punëve në ara e fusha.

Fermerët përfituan motokultivatorë me frezë, spërkatëse, motokultivatorë me frezë e kosë, roto kosë, frezë, shpërndarës plehu, mbjellëse misri pneumatik me 4 rende dhe mbjellëse gruri me 16 rende.

Totaj ka thënë se Komuna e Prizrenit do ta japë kontributin maksimal, sipas mundësive buxhetore, në përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve të bujqve.

Ai ka theksuar se investimi në bujqësi është prej prioriteteve të programit të qeverisjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e nëntë të rregullt të Komitetit për Komunitete…