Superkupa e meshkujve në Suharekë, e femrave në Prizren

08 shtator 2023 | 16:39

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pas shqyrtimit të ofertave të dorëzuara për organizimin e Superkupës së Kosovës për edicionin 2023, ka marrë vendimet që të miratohet oferta e KB Golden Eagle Ylli për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve në më 13-17 shtator 2023.

Po ashtu, Bordi i FBK-së udhëzon KB Golden Eagle Yllin t’i fillojë përgatitjet e nevojshme në përputhje të udhëzuesit për organizimin e Superkupës së Kosovës dhe akteve të tjera normative.

U miratua edhe oferta e KBF Bashkimi për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Femrave në bashkëpunim me FBK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Vlodimyr Zelensky këtë të premte ka deklaruar se…