ATK-ja thotë se për tetë muaj ka inkasuar mbi 500 milionë euro

08 shtator 2023 | 16:48

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vlerësuar se ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023.

Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka thënë se janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023, ka rritje për 92 milionë euro.

Në njoftimin për medie, ATK-ja ka thënë se “këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”.

ATK-ja ka deklaruar se disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt janë përmirësimi i efikasitetit, zbatimi i ligjit dhe ngritja integritetit, ndërveprimi me publikun dhe automatizimi i proceseve të punës.

“Rezultatet pozitive të kësaj mbledhjeje tregojnë angazhimin e Administratës Tatimore të Kosovës për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit tatimor të vendit, i cili ndihmon në sigurimin e burimeve të nevojshme për të përmirësuar shërbimet publike”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se “është hequr…