Giroud pas lëndimit: Nuk jam i shqetësuar

08 shtator 2023 | 17:05

Sulmuesi Olivier Giroud pas 25 minutash lojë u detyrua të largohet për shkak se mori një goditje në kavilje. Sulmuesi francez ka bërë me dije se një goditje të njëjtë e kishte marrë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit në edicionin e kaluar.

“Bëra një lëvizje të çuditshme në të njëjtin kyç të këmbës ku kisha marrë një goditje në Ligën e Kampionëve kundër Napolit nga Kim. Tani për tani kam një dobësi, por të menaxhueshme. Nuk kam pasur dhimbje prej javësh. Doja të vazhdoja, por kyçi i këmbës më tha ndal. Tani jam më mirë. Nuk jam shumë i shqetësuar. Do të bëj disa analiza, por nuk jam shumë keq. Derbi? Po, po, mendoj se mund të luaj”, u shpreh Giroud.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve të Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari, Dr.…