Shpëtim Selmani fiton çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar Letrar Vilenica në Slloveni

10 shtator 2023 | 12:49

Në kuadër të edicionit të 38-të të Festivalit Ndërkombëtar Letrar Vilenica, njëri nga festivalet më të njohura të Evropës Qendrore, aktori, poeti dhe shkrimtari Shpëtim Selmani u nderua me çmimin “Kristali Vilenica” për vitin 2023, nga Shoqata e Shkrimtarëve te Sllovenisë.

MKRS-ja ka njoftuar se fituesi i Kristalit të Vilenicës 2023 është përzgjedhur nga juria në përbërje nga Alesh Muster, Gregor Podlogar dhe Julija Potrç Shavli, të cilët thanë fjalë të ngrohta për fituesin, duke theksuar në vlerësimin e tyre se bëhet fjalë për një poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.

Ministria e Kulturës ka përgëzuar artistin Selmani për këtë çmim të merituar si dhe e falënderon për kontributin e tij në promovimin e kulturës dhe letërsisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Foto është realizuar nga Vilenica/DSP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i katërt i “Autostrada Biennale” ka përfunduar dje, pas…