Cramoni për pasivimin e adresave në Luginë: S’mund të hyjnë në BE ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve

10 shtator 2023 | 13:51

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka reaguar ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nga ana e shtetit serb.

Ajo ka thënë se nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian (BE), ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve të vet pa asnjë arsye.

“Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë në rendin e ditës në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe t’i japë rëndësinë e mbrojtjes së pakicave në Serbi një prioritet shumë më të madh”, ka shkruar ajo në “X”.

Von Cramoni ka theksuar se shqiptarët e Luginës nuk janë pjesë e dialogut për dallim nga serbët e Kosovës.

“Për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël politike në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e tjera në BE”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka dhënë detaje…