Blick: A duhej Kosova të merrte penallti nga kjo ndërhyrje ndaj Muriqit?

10 shtator 2023 | 15:01

Dënim apo jo? Pak para pjesës së parë, një lojtar i Kosovës shtrihet në tokë në zonën e penalltisë së Zvicrës. Por bilbili i arbitrit vazhdon të heshtë, shkruan gazeta zvicërane Blick.

A duhej të merrte penallti Kosova këtu në ndeshjen kualifikuese për Evropian kundër Zvicrës? Ylli i Man City, Manuel Akanji, u përpoq të largonte topin kundër legjionarit të Mallorca, Vedat Muriqi, në zonën e tij të penalltisë para pushimit, kur rezultati ishte 1-0 për Zvicrën. Këmba e Akanjit është shumë lart. Muriqi qëndron aty për një moment, prek fytyrën, kërkon penallti.

“Këmba nuk ka vend atje lart,” thotë komentatori i SRF Sascha Ruefer. “Ai nuk e godet topin – dhe as lojtari. Nuk mendoj se mund të ishte dhënë penallti”, thotë eksperti Benjamin Huggel.

Me fat për Zvicrën: Gjyqtari Jakob Kehlet (Danimarkë) nuk e jep penalltinë – dhe as VAR-i nuk përfshihet.

Çfarë mendoni ju? A duhet të kishte një penallti këtu? Gazeta Blick ka publikuar edhe një tabelë për të votuar lexuesit e saj se a ka qenë pensllti apo jo. (Marrë nga gazeta Blick, e përkthyer dhe e përshtatur nga Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka barazuar 2:2 mbrëmë me Zvicrën në stadiumin “Fadil…