Mbyllet QMF-ja në lagjen Mati 1

11 shtator 2023 | 08:13

Do të mbyllet përkohësisht Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1.

Drejtoria e Shëndetësisë e komunës së Prishtinës ka njoftuar se arsyeja është renovimet.

“NJOFTIM. Të nderuar banorë të lagjes MATI ju njoftojmë se që nga data 11.09.2023 fillojnë renovimet në QMF-MATI-1.

Prandaj, luteni në mirëkuptim që për marrjen e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.

Ju faleminderit në mirëkuptim- stafi QMF-MATI-1.”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjetën në rrugë dhe vendosën t’i ofronin strehë në…