Vizita e parë, ministri izraelit vjen në Kosovë për forcimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve

11 shtator 2023 | 11:37

Ministri izraelit i Turizmit, Israel Katz do të vjen për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit, raporton “iNews24”.

Katz do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

“Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”.

“Ministri i Turizmit, Israel Katz, do të ofrojë ndihmën izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë”, është thënë në një deklaratë.

Kosova e ka marrë në Shtëpinë e Bardhë njohjen e rëndësishme nga Izraeli dhe më pas është bërë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, Kosova ka miratuar përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…