Gliha: Ndaj Rumanisë luajmë për rezultat pozitiv

11 shtator 2023 | 21:43

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha në konferencë për media para ndeshjes me Rumaninë ka deklaruar se të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë, por që se Kosova ka udhëtuar me synim për të marrë rezultat pozitiv nga ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “National Arena”.

“Pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka për të arritur këtë. Luajmë kundër një ekipi që ka shumë lojtarë teknikë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë dhe të luajnë në klube të mëdha. Jemi përgatitur mirë dhe ndihemi shumë mirë para kësaj ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një lojë e shkëlqyeshme, sepse të dyja ekipet kemi nevojë për pikë”, ka thënë Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka thënë se do…