“Serbia po synon me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës”

12 shtator 2023 | 08:12

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat ish-ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni në Klan Kosova tha se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni në Klan Kosova.

Ai i bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohet për temat të cilat janë në interes kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban…