![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1694506885322.jpg)
Rama me ministrin e Turizmit të Izraelit shëtiten nëpër kryeqytet
12 shtator 2023
| 10:27
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në kryeqytet ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.
“Biseduam për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, të shpeshtojmë vizitat reciproke në shtetet tona dhe forcim të marrëdhënieve”.
“Me z. Katz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, ka shkruar Rama në “Facebook”.