Bastisja në familjen e heronjve Fahri e Bahri Fazliu, nipi i tyre: Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune
12 shtator 2023
| 11:36
Prokuroria Speciale ka bastisur sot banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.
Bastisja ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndaj kësaj bastisje ka reaguar në “Facebook” nipi i dy heronjve, Fahri F. Fazliu.
“Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune! Erërat lëkundin degët por trungun jo!”, ka shkruar ai në “Facebook”.