![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/faton-klinaku-ovluck.jpg)
Klinaku e quan të poshtër ZPS-në pas bastisjes në familjen e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu
12 shtator 2023
| 11:39
Ushtruesi i detyrë së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjeve në banesën e familjes së heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.
Klinaku, ka thënë se ZPS-ja në mungesë të fakteve është duke bërë filma. Në këtë kontekst, ai ka thënë së ZPS-ja është e poshtër.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.