Mërgim Vojvoda ua kthen rumunëve me shqiponjë

12 shtator 2023 | 21:42

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri.

Gjatë largimit të futbollistëve nga fusha, Mërgim Vojvoda është parë duke parë shqiponjën me duar, si kundërpërgjigje ndaj rumunëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar…