EULEX-i liron Remin
12 shtator 2023
| 21:51
Janë publikuar pamjet teksa shihet duke dalë nga baza e EULEX, ish-komandant Remi.
Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustëm Mustafës i është marrë telefoni.
Para dy muajsh, Rrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.
Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.