George dhe Amal Clooney qesin në shitje vilën e tyre në liqenin e Komos

13 shtator 2023 | 13:06

Aktori i Hollivudit George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë vendosur të shesin vilën e tyre në liqenin e Komos.

Shitja e vilës në një farë mënyre përfaqëson fundin e një epoke për çiftin sepse ka edhe vlera sentimentale për ta. Ata  në këtë vend.

Është një vilë e quajtur “Villa Oleandra”, për të cilën Clooney kërkon 100 milionë euro. Thashethemet për shitjen e saj kanë qarkulluar prej vitesh dhe raportet e para për të u shfaqën në vitin 2010 për shkak të paparacëve që vinin vazhdimisht për të bërë foto të aktorit.

Ajo u përfol në vitin 2015 pasi George dhe Amal u martuan dhe synimi ishte që të “largoheshin” nga sytë e turistëve dhe mediave.

Aktori 62-vjeçar e bleu rezidencën në vitin 2002 nga familja Heinz, pronare e Pittsburgh Steelers, për shtatë milionë dollarë. Nëse e shet për afër çmimin e kërkuar, Clooney do të ketë një fitim të konsiderueshëm.

Ndryshe, çifti mund të shihej shpesh duke u kënaqur në liqenin e Komos gjatë muajve të verës. Historia e tyre e dashurisë filloi kur Amal vizitoi aktorin në vitin 2013 dhe ata u prezantuan nga një mik i përbashkët. Romanca u kurorëzua me martesë një vit më vonë.

E gjithë prona u zgjerua pas blerjes së Villa Margherita, e gjitha me qëllim të sigurimit të privatësisë. Vila idilike është kthyer në një “strehë” për çiftin dhe fëmijët e tyre, si dhe një vend grumbullimi për miqtë e tyre, duke përfshirë ish-presidentin amerikan Barack Obama, Princin Harry dhe gruan e tij Meghan Markle, Jennifer Aniston dhe Matt Damon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merkato është mbyllur prej më shumë se shtatë ditësh, por…