Të papunët do të punësohen në procesin e regjistrimit të popullsisë 

13 shtator 2023 | 11:47

Propozim-vendimin i Ministrisë së Financave për shtimin e një mase të re në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit është miratuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në propozimin e ministrit Hekuran Murati, personat e papunë do të kenë mundësi të angazhohen si punonjës në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nisë këtë vit.

Murati ka thënë se personat e papunë do të kenë përparësi në këtë proces punësimi të përkohshëm.

“Pika e radhës e rendit të ditës ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit, të mundësojmë punësimin e personave të papunë dhe t’i angazhojmë në procesin e regjistrimit. Pra, sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike dhe të angazhohen përkohësisht”, ka thënë ministri Murati

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik, deputet dhe ambasador, Nait Hasani, ditën e…