![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/shtepia-e-ankandeve.jpg)
Me 16 shtator organizohet ankandi i radhës me artikuj të ndryshëm nga Ambasada Amerikane
Me 16 shtator të këtij viti organizohet Ankandi Live me artikuj të ndryshëm nga Ambasada Amerikane.
Ky event do të mbahet nga ora 11:00 në ndërtesën “Illyria”, rruga: Prishtinë-Graçanicë, më saktësisht në Veternik.
“Shtëpia e Ankandeve do të mbajë një ankand të drejtpërdrejtë në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë më 16 shtator në ora 11:00. Ankandi është i hapur për të gjithë – të gjithë blerësit e interesuar janë të mirëpritur të marrin pjesë, të ofrojnë dhe të blejnë”! thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë”. Më shumë detaje: https://xk.usembassy.gov/…/pris…/contract-solicitations/
Shtëpia e Ankandeve është kompani që ka filluar punën në muajin mars të vitit 2011 dhe deri tani ka organizuar mbi 250 ankande.
Shtëpia e Ankandeve Kosova organizon Ankandin Ekskluziv me artikuj nga Ambasada Amerikane që do të mbahet më datë 16.09.2023, ora 11:00.
Depozita për artikuj është 200€.
Regjistrimi i klientëve për këtë Ankand fillon me datë 12.09.2023.
Shikimi i artikujve në Shtëpinë e Ankandeve Kosova mund të bëhet çdo ditë pune prej orës 09:00-17:00.
Për më shumë informata rreth kushteve te pjesëmarrjes na kontaktoni në 045 600 050,
viber&whatsapp +38345600050,
inbox në Shtëpia e Ankandeve Kosova apo të na shkruani në [email protected]
http://ankandet.com/katallogu/?fbclid=IwAR3w_–Mu4HtzK30Wf0GTuJOrwYXgnnBaHcAICVyaEG_k1WqKAiPEifZElA