Goli i Asanit në mesin e katër më të mirëve për xhiron e gjashtë të kualifikimeve për ‘Euro 2024’

13 shtator 2023 | 15:13

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, shënoi një nga golat më të bukur ndonjëherë nga një lojtar që bart fanellën kuqezi.

Tani UEFA ka bërë të ditur katër golat më të mirë të xhiros së gjashtë, ku mund të votohet për t’u zgjedhur më i miri. Asani me golin në minutën e 37-të i dhuroi Shqipërisë epërsinë 1-0 ndaj Polonisë, në ndeshjen që në fund u fitua me rezultat 2-0, pas golit të Mirlind Dakut dhe kuqezinjtë tani janë shumë afër kualifikimit në një tjetër Kampionat Evropian.

28-vjeçari është në garë me Joao Felixin e Portugalisë, Maxim Samorodov të Kazakistanit dhe Leandro Trossard të Belgjikës. Duke parë nivelin e vështirësisë për t’u ekzekutuar një gjuajtje e tillë edhe pse të gjithë këta gola ishin të bukur, Asani nuk do të duhet ta kishte problem ta fitonte këtë sfidë.

Për të fituar përballë tyre, Jasir Asani ka nevojë për votat në faqen zyrtare të UEFA-s dhe këtu mund të votoni për golin më të mirë të javës së gjashtë për kualifikimet EURO 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kritikuesit…