Hungaria kërkon të zgjasë ndalimin e importeve të grurit ukrainas

13 shtator 2023 | 23:24

Hungaria ka rënë dakord me Rumaninë, Sllovakinë dhe Bullgarinë për të ndaluar importet e grurit ukrainas për të mbrojtur tregjet e tyre nëse Bashkimi Evropian nuk e zgjat një ndalim që skadon më 15 shtator, tha ministri hungarez i bujqësisë.

Istvan Nagy pohoi se ndalimi i ri kombëtar do të zbatohej për një gamë të gjerë produktesh ukrainase sesa masat aktuale, raporton skynews.

“Ne kemi rënë dakord me kolegët e mi rumunë, sllovakë dhe bullgarë që nëse nuk ka vendim për zgjatjen e moratoriumit ekzistues nga Brukseli, atëherë ne do të marrim masa kombëtare individualisht”, deklaroi ai.

Ukraina është bërë tërësisht e varur nga rrugët alternative të eksportit të BE-së për eksportet e saj të drithit që kur Rusia në muajin korrik braktisi një marrëveshje njëvjeçare, e cila kishte lejuar që drithërat ukrainas të transportoheshin në mënyrë të sigurt përmes porteve të saj të Detit të Zi.

Si rezultat, fermerët në shtetet fqinje – Polonia, Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Sllovakia – janë përballur me konkurrencë në rritje dhe pengesa në tregjet e tyre.

Komisioni Evropian njoftoi “masa të përkohshme parandaluese” në maj që do të ndalonin shitjet në pesë shtete. /Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një raporti të titulluar“Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet…