Aksioni antidrogë në Shqipëri, Rama: 233 shpërndarës të drogës të arrestuar dhe 23 rrjete kriminale të shkatërruara

14 shtator 2023 | 12:35

Një operacion i madh kombëtar antidrogë është zhvilluar nga toka dhe ajri në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Në lidhje me këtë aksion, ka dhënë detaje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka deklaruar se 233 persona janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen se shpërndanin drogë te nxënësit e shkollave.

“Superoperacioni i Policisë së Shtetit u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”, ka thënë Rama, duke e vlerësuar lartë punën e policisë shqiptare.

“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur,…