Ish-oficeri i ushtrisë britanike thotë se shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike

14 shtator 2023 | 13:24

Ish-oficeri i ushtrisë britanike thotë se shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike,  ka thënë se shqiptarët kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike. Këtë deklarim, ai e ka bërë duke u përgjigjur në kundër-pyetjet e avokatit të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts.

“Nga marrëdhëniet e mia të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët e UÇK-së ishte pjesërisht nga psikologjia kombëtare dhe karakteri kombëtar që ata dëshironin që forca e tyre të shihej si e nderuar dhe përfaqësuese e fitores kombëtare. Dua të them se kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të lartë patriotike”, ka thënë dëshmitari Young.

Këtë e ka thënë si arsyetim se pse kishte thënë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dëshironin të shiheshin si ushtri e organizuar. Kurse, si arsye të parë, ai ka thënë se kishte që UÇK-ja të prezantohej në mënyrë sa më të mirë para organizatave ndërkombëtare në mënyrë që të demonstronin legjitimitet dhe të ekzagjeronin nivelin e organizimit në krahasim me çka ishte në realitet për të inkurajuar shtetet të ndihmonin UÇK-në.

Po ashtu, dëshmitari Young ka treguar se sa i përket komunikimit kishte qenë dëshmitar se ushtarët nuk kishin pasur radio-lidhje. Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së kanë shkrepur plumba në ajër dhe me armë pa pushim për t’ia dhënë udhëzimin komandant Drini për armëpushim.

Lidhur me pikat e kontrollit, ai ka thënë se personalisht kishte kaluar në dy prej tyre, por se kishte parë edhe të tjera.

Në anën tjetër, i pyetur për deklarimin e mëparshëm se kolegu i tij kishte takuar “10-shin” (Rexhep Selimi), ai ka thënë se nuk kishte qenë në njohuri se kush ishte apo nëse ishte një person apo një departament.

Duke i lexuar pjesë të deklaratës së dëshmitarit në TPNJ është thënë se kishte deklaruar se kolegu i tij e kishte njohur “10-shin” si përfaqësuesin e shefit të inteligjencës apo se në raportin për incidentin të misionit verifikues kishte thënë se kolegu ka njohur shefin e operacioneve sekrete të UÇK-së. Dëshmitari sërish është pyetur për takimin e tij me Fatmir Limaj, ku ka dhënë detaje se fillimisht kishte qenë takimit me Skenderin, i cili i udhëzuar nga komandant Drini i kishte çuar në vendtakim në Trepezë. Ai ka thënë se në atë takim i njëjti kishte qenë me qëndrimin se komandat Drini u kishte dhënë qasje te personi në fjalë, por se aty kishte qenë i vetëdijshëm se kishte të bënte me një nivel më të lartë dhe mbi komandant Drinin.

Young ka thënë se para se të largohej nga takimi, kolegët e tij e kishin informuar se personi që ka takuar ishte Fatmir Limaj – komandat Çeliku. I njëjti ka sqaruar se ai takim ka qenë me mosmarrëveshje pasi sipas tij Limaj i kishte thënë se Youngut ka simpati ndaj serbëve dhe kishte përmendur personin e zhdukur, andaj sipas tij nuk ishte e kuptueshme që të kthehej nga makina për të verifikuar identitetin e tij.

Sipas tij, shqetësues ishte edhe fakti se po përballej me një person që nuk ishte nën kontrollin e komandat Drinit dhe se ai ishte ndjerë i pasigurt. Dëshmitari ka thënë se ky person po fliste në emër të niveleve më të larta dhe qartësisht u kishte thënë se personi tanimë është nën kontroll të Shtabit të Përgjithshëm dhe se sipas tij i binte se negociatat e deritanishme me komandant Drinin nuk kishin vlerë.

Ndërsa i pyetur nëse asnjëherë s’kishte pasur dyshime se ai ishte personi që i ishte thënë se ishte, dëshmitari ka thënë se ai kishte pasur njohuri të mëparshme për llojet e operacioneve që personi ishte i përfshirë në parë dhe se emri përputhej me paraqitjen e tij. /Betimipërdrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale…