Arifi takohet me Escobarin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe pasivizimin e adresave
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Arifi ka thënë se Escobarit ia ka shprehur shqetësimin “mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave.”
“Lidhja e ngushtë politike me ShBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!, ka shkruar Arifi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Arifit:
Në takim me zëvendësndihmësin e sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, mundësi diskutimi mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.
Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore.
Lidhja e ngushtë politike me ShBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!