Bërnabiqi për takimin në Bruksel: Nuk jam optimiste, por do të doja të arrihet një marrëveshje

14 shtator 2023 | 14:04

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel.

Bërnabiqi ka potencuar se do të dëshironte të arrihet një ujdi, sepse Serbia ka nevojë për paqe dhe stabilitet për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e saj, por sipas saj, Kurti nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje, shkruan “Tanjug”.

“Unë nuk jam optimist në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, ata (opozita) po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, ka thënë Bërnabiqi në “TV Pink”.

Ajo ka theksuar se presidenti serb ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur sot në mënyrën më të mirë interesat e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me të dërguarin…