Lirie Hoti emërohet drejtoreshë e Bujqësisë në Komunën e Podujevës

14 shtator 2023 | 14:31

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Lirie Hotin si drejtoreshë të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lirie Hoti ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në nivelin master dhe studimet në Departamentin Gjuhë dhe Letërsi Angleze në nivelin bachelor. Gjithashtu ka përfunduar edhe provimin e Jurisprudencës. Hoti ka punuar si sekretare e shkollës në “The British School of Kosova” dhe si asistente në Kolegjin “AAB”.

Kryetari Bulliqi e ka uruar drejtoreshën Hoti për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe i ka siguruar mbështetje e bashkëpunim të plotë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve në Derna e shkatërruar nga përmbytjet…