Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ emërohet ambasador në Slloveni

14 shtator 2023 | 16:26

Oljan Kanushi nuk do të jetë më zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Vendimi për “lirimin nga detyra” është marrë nga kryeministri Edi Rama i cili ka një tjetër “post” të rëndësishëm për Oljan Kanushin.

Këtë të enjte, vendimmarrja e kreut të Qeverisë Edi Ramës ka marrë dhe “dritën jeshile” me dekret nga presidenti Bajram Begaj.

“DEKRETOJ: Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë“, është thënë në dekretin e firmosur nga Begaj.

Me besimin e Edi Rames, Oljan Kanushi nga sot do të jetë ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Slloveni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi…