Lulzim Hetemin siç nuk e kemi parë: Shihet jashtë zyrave të objektit, kësaj radhe në ballkon

14 shtator 2023 | 21:10

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili është vet ngujuar brenda objektit të Komunës tash e më shumë se 110 ditë, ka përparuar duke dalë në ballkon dhe ka marrë rreze dielli së bashku me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri Krasniqi dje pasdite ka njoftuar se e ka vizituar Lulzim Hetemin brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

Ai tha dje se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete.

Ndërkaq në një foto të publikuar në rrjete sociale, shihet se Lulzim Hetemi i cili ishte quajtur Oso Kuka nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përparuar duke dalë pak në ballkonin e objektit të komunës që të marrë ajër.

Kujtojmë që Lulzim Hetemi është vet ngujuar në objektin e komunës, tash e më shumë se 110 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madrid në shok! Katër futbollistë – një nga…