“Përbuzë propozimet e SHBA-së”, Maliqi për Kurtin: Gjeniu ynë i mban në xhepin e vogël idetë e veta se si të jetë marrëveshja

14 shtator 2023 | 22:07

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk i kupton rregullat e lojës me ndërkombëtarët, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai i injoron dhe përbuzë propozimet e BE-së dhe SHBA-ve, pasi i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë.

Maliqi ka thënë se është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që janë arbitrat e marrëveshjes, teksa ka shtuar se Kurti ka vendosur të mos i përfillë Amerikën, Britaninë dhe Francën!

Postimi i tij i plotë:

KM i Kosovës nuk i kupton rregullat e lojës me faktorët ndërkombëtarë. Injoron dhe përbuzë propozimet e BE dhe SHBA, sepse i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë. Është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes. Gjatë historisë asnjëherë nuk kemi pas fat të tillë, si aktualisht, që të jemi të përkrahur nga shumica e superfuqive vendimmarrëse në çështjet gjeopolitike, por ja që gjeniu ynë dritëshkurtër paska vendosur mos t’i përfillë Amerikën, Britaninw dhe Francën!

Pa, pa, pa, pa! Aferim bre!

Le të na merr tash lumi…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbajt takimi i nivelit të lartë mes Kosovës…