Komuna e Klinës investon në Siqevë 35 000,00 euro

15 shtator 2023 | 09:17

Në fshatin Siqevë të komunës së Klinës po vazhdon shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe shtrimi i rrugëve me zhavorr. Ky projekt po realizohet me buxhetin komunal dhe kap vlerën 35 000 euro.

“Ky projekt po realizohet me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Ai lehtëson qasjen e bujqve dhe fermerëve gjatë punës në bujqësi. Si çdoherë, planifikimi dhe realizimi i projekteve pa dallime e në koordinim me qytetarët është dhe mbetet një nga parimet tona si qeverisje komunale. Investimet e tilla do t’i vazhdojmë edhe në fshatrat e tjera”, ka njoftuar kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Xheladini (për romanin “Lufta” të Leonora N. Lokajt) Në…