Vrasje në tentativë në Prishtinë

15 shtator 2023 | 10:03

Të enjten rreth orës 11:18, njësitet policore janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti mbetet nën hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eroll Sejdiu Në vetën e parë e të dytë, kur…