![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/valencia.jpg)
Valencia shkatërron Atletico Madridin
16 shtator 2023
| 20:29
Valencia ka shkatërruar 3-0 Atletico Madrid në “Mestalla”, duke siguruar tri pikë të arta për vazhdimësinë e kampionatit.
Skuadra e Ruben Baraja përfitoi në maksimum nga forma e dobët e mbrojtjes së Atleticos. Hugo Duro realizoi një dygolësh, teksa triumfi me “tris” u kompletua nga Javi Guerra.
Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Valencian dhe humbja e parë për skuadrën e Diego Simeones. Bilbao vuajti në pjesën e parë ndaj Cadizit, por në 45 minutat e dyta shënoi 3 gola.