![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/Vlora-Citaku.jpg)
Çitaku pas vdekjes së gazetares Rudina Dervishi: U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë
16 shtator 2023
| 20:32
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e mërzitur pas vdekjes së gazetares së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.
Çitaku tha se Rudinën do ta kujtojë gjithmonë me qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore.
“Rudinë, U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë. Kam me ta kujtu tërë jetën qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore. Dritë të pastë shpirti”, ka shkruar ajo në Facebook.