Kanosen dy gazetarë në Obiliq

17 shtator 2023 | 08:51

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje ndaj dy gazetarëve. Rasti ka ndodhur të shtunën në Obiliq rreth orës 18:05.

“Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovar, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas ankueseve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Magda Osman Pse e bleve makinën tënde? Pse u dashurove me…