Abdixhiku për zgjedhjet e brendshme në Prishtinë: Forcë prijëse për shumë vjet

17 shtator 2023 | 13:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar proceset zgjedhore nëpër degë të kësaj partie.

Ai ka thënë se struktura e LDK-së në Prishtinë, po vjen si forcë prijëse për shumë vjet.

“Të faleminderit Prishtinë – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka vlerësuar si veprime…