Selmanaj i LDK-së ia numëron Kurtit ‘armiqtë’ që i duhen për të mbijetuar në politike

17 shtator 2023 | 13:44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti, “armiqtë” që sipas tij, i duhen për të mbijetuar në politikë.

Sipas Selmanajt, për t’i fshehur skandalet Kurti i bën armiq mediat, për ta fshehur dështimin në arsim, e bën fajtor sindikatën.

“Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur ‘armiq’ kujdestarë”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë.

– Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;

– Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBAShK-un;

– Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;

– Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;

– Për ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);

– Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;

– Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese;

– Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;

Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë.

…dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.

Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur.

Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rriten përsëri çmimet e naftës në Kosovë, ankohen qytetarët. Rritja…