Sezoni i ri i ngrohjes: Kemi kyçur 40 mijë qytetarë, gjithçka gati

17 shtator 2023 | 15:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet që sezoni i ngrohjes të fillojë më 1 tetor.

Sipas tij, gjatë muajve të fundit janë kyçur edhe 40 mijë qytetarë.

Postimi i Ramës në “Facebook”:

?Një sezon i ri me kyçje të reja.

?Kështu do të fillojë sezoni i ri i Termokos.

?Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40.000 qytetarë në 8900 njësi të reja banimi.

??️Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa. Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në Tetor.

?Kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…