![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/merlin-142722540-df7b6994-95a3-47a5-983c-ac83234c16ec-superjumbo_1535140293-3721542.jpg)
Uragani Lane shkakton përmbytje në Hawaii
24 gusht 2018
| 22:12
Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga uragani Lane në ishullin e Madh të Hawaiit, tre rrugë kyçe janë mbyllur dhe shumë rrugë të tjera dytësore, njoftuan autoritetet lokale.
Ishulli u godit nga një stuhi e fortë, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe ngritje të madhe të nivelit të ujit gjatë 48 orëve të fundit.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/25hawaii-02sub-blog427_1535140281-7094515.jpg)
Uragani Lane ka humbur fuqinë e plotë, duke rënë në kategorinë e 2’të, ndërsa banorët e ishullit të Hawaiit kanë marrë masat e duhura për të shpëtuar nga përmbytjet dhe erërat e fuqishme, që tani janë me shpejtësi prej 175 kilometra në orë.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/merlin-142711281-ca6a4094-6e53-446f-ac29-bebbd6315db8-master675_1535140287-2342445.jpg)