Alonso: Dy herë e kam refuzuar ofertën e Red Bullit

24 gusht 2018 | 22:27

Vazhdojnë polemikat mes pilotit spanjoll Fernando Alonso dhe makinës austriake Red Bull.

Në pistën e Spasë, ku zhvillohet këtë fundjavë gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, dy herë kampioni i botës ka thumbuar drejtuesit e makinës austriake, se e kanë kërkuar dy herë, por në të dyja rastet përgjigjja e Alonso ka qenë “JO”. “Këtë sezon një ekip i madh më ka kërkuar dy herë, por kam thënë JO dhe në fund të këtij sezoni do të largohem, pasi ky sport nuk përcjell më emocionet e dikurshme”, ka thënë Alonso që, i pyetur nëse ka qenë makina Red Bull që e ka kërkuar, ka thënë shkurtimisht: “Po!” Deklaratë e fortë kjo nga ana e pilotit spanjoll, që vijon polemikat që ai ka me shefin e makinës austriake Christian Horner, që ka thënë se Alonso është një pilot që krijon kaos kudo që shkon, duke shtuar se do të afrojë një pilot të ri pas largimit të Daniel Ricciardos (do ta zëvendësojë Pierre Gasly). Megjithatë, Alonso ka konfirmuar se do të largohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, pas 17 vjetësh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matematikë të thjeshtë. Të tillë e konsideron numërimin e veteranëve…