Përplaset autobusi me kamionin në Limpopo, të paktën 20 të vdekur

18 shtator 2023 | 08:35

Të paktën 20 persona besohet se kanë vdekur kur një kamion u përplas me një autobus në Limpopo të dielën.

Sipas autoriteteve, shumica e njerëzve vdiqën në vendin e ngjarjes së aksidentit që ndodhi midis orës 17:00 dhe 18:00 në zonën e Nianit në rrugën e Musina.

Autobusi, i cili u përplas ballë për ballë me kamionin, besohet se po transportonte punëtorët e minierave në Venetia Mine, një minierë diamanti në pronësi të De Beers.

Nuk dihen ende detaje e shkakut të përplasjes.

Miniera Venetia është miniera më e madhe e diamanteve në vend, që përbën më shumë se 40 për qind të prodhimit vjetor të diamanteve të Afrikës së Jugut dhe punëson më shumë se 4 300 njerëz.

Afrika e Jugut renditet lart kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore në kontinent, megjithatë ajo ka një rekord të keq në sigurinë rrugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një kohë të gjatë përpjekjesh për të marrë aeroplanë…