Bardhyl Mahmuti, dëshmitar i mbrojtjes në Hagë

18 shtator 2023 | 09:52

Veprimtari Bardhyl Mahmuti do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Mahmuti me anë të një postimi në “Facebook”.

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor”, ka shkruar Mahmuti. Veprimtari i çështjes kombëtare sot udhëton për në Hagë, kurse dëshmia e tij fillon ditën e mërkurë.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje)

NJOFTIM

Të dashur miq,

Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023.

Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Bardhyli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Lekaj Debati për kombin në ndërlidhje me debatin për…